30.2 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Fillon seanca në rastin “Banjska”

- Advertisement -

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”.

Në seancën e 9 prillit, tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë kanë dëshmuar edhe dy policë kosovarë, Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, si edhe zyrtari policor, Çlirim Shaqiri i cili kishte pësuar lëndime atë kohë.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Millan Radoiçiq.

Të ngjashme

Të fundit