Në Prishtinë mbahet protesta e radhës e Iniciativës “Asnjë cent ma shumë” për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.
Protesta vjen pas vendimit të ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16,1%.
Në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Një ditë më parë Iniciativa “Asnjë cent ma shumë” ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave.
