Pas dy vitesh ndërprerje, ka rifilluar prodhimi në Ferronikel. Atje është mbajtur edhe një ceremoni hapëse.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ndau pamje nga ceremonia derisa uron menaxhmentin e ri dhe punëtorët e Drenasit.
Në ceremoni ishte prezent edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Ceremonia e fillimit të prodhimit në New Co Feronikeli.Urime menaxhmentit të ri, punëtorëve dhe Drenasit!”, shkroi Shala