Zyra e Rregullatorit të Energjisë filloi mbledhjen, në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind raporton EO
Në anën tjetër, Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike sot në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt po në kryeqytet dhe që kishte një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve.
Ditë më parë, ZRrE-ja ka arsyetuar se shkak kryesor i paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike është çmimi në bursat e energjisë elektrike.
