0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Fillon Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, opozita nuk merr pjesë

- Advertisement -

– Fillon Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi e kërkon mandatin e dytë.

– Opozita nuk merr pjesë në Kuvend Zgjedhor, paralajmëron konferencë për shtyp shumë shpejt.

– Brenda pak minutash do të fillojë Kuvendi i shumëpërfolur Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

– Delegatët janë futur në selinë e FFK-së dhe gjithçka është gati për fillimin e këtij Kuvendi

– Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke e mbajtur rendin në oborrin e FFK-së, ku një pjesëtar i sigurimit i lejoi të futen vetëm personat që janë të shënuar në listë.

– Gazetarët kanë mbetur jashtë oborrit të FFK-së. Dje u njoftua se s’do të lejohej prezenca e tyre në Kuvend shkaku i hapësirës së ngushtë.

– Agim Ademi është kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së pasi e siguroi një pjesë të madhe të nënshkrimeve.

– Pjesëmarrës në këtë Kuvend janë dy anëtarë të UEFA-s, ndërsa gazetari i “Gazetës Express” njofton se prezent do të jetë edhe i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

– “Gazeta Express” do t’ju mbajë të informuar me gjithçka që do të ndodhë në këtë Kuvend, i cili nga opozita është kontestuar dhe është konsideruar si i parregullt dhe i jashtëligjshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit