23.8 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Fillon kampi dyditor i Kombëtares U17 me futbollistë nga diaspora

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës U17, ka organizuar kamp seleksionues dyditor me futbollistët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të vendit, si SHBA, Gjermani, Francë, Zvicër dhe vende tjera.

Ky grumbullim, që është vazhdimësi e punës që ka nisur me kampin seleksionues të talenteve shqiptar në Amerikë, e i cili më pas ka vazhduar në Gjermani dhe këto ditë po mbahet në Kosovë, do t’i shërbejë përzgjedhësit Arbnor Morina për t’u njoftuar edhe me formën momentale të futbollistëve.

Ky grumbullim po ashtu do ta ndihmojë përzgjedhësin Morina që të përgatitet për kualifikimet zyrtare të raundit të parë të Kampionatit Evropian 2024/2025 të muajit tetor por dhe për ndonjë ndeshje testuese e cila pritet të zhvillohet në muajin shtator.
Në këtë grumbullim po marrin pjesë 27 futbollistë të cilët luajnë në të gjitha repartet.

Florian Llugagjia u shpreh i kënaqur me ftesën, ashtu sikurse edhe Lekë Podvorica, i cili për herë të tretë po i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit