Suhareka është duke organizuar sot festivalin “Suhareka na bashkon”.
Festivali në fjalë, është i pari i llojit të vet, i cili organizohet për personat me aftësi të kufizuara.
Ndërkohë, fillimin e këtij festivali e ka lajmëruar edhe i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
“Ka filluar festivali i parë dhe më i veçanti- “Suhareka na Bashkon”” ka shkruar kryetari i Suharekës.
Muharremaj ka ndarë disa fotografi nga ky festival, i cili po ndiqet nga afër edhe prej kryeministrit Albin Kurti.