9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Fillon falja e namazit të Fitër Bajramit

- Advertisement -

Sot është dita parë e festes së Fitër Bajramit. Bashkësia e Islame e Kosovës ka njoftuar se manifestimi qendror i kësaj feste do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Ceremonia ka filluar në orën 5.05, me faljen e namazit të sabahut. Pas faljes se namazit të sabahut, teologu Muhamed ef. Stublla do të mbaj një ligjëratë kushtuar kësaj feste.

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:23. Këtij namazi do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Kurse, hytben e Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Edhe këtë vit, Kryesia e BIK-ut do të organizojë pritjen tradicionale të mysafireve. Pritja bëhet në oselinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Mesazhet e myftiut Tërnava

Në një ditë para festes, myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka folur për sakrificën e myslimaneve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjatë muajit Ramazan, besimtarët përveç që shprehën përkushtimin ndaj Krijuesit, duhet përmendur se agjërimi i bëri ata, por edhe komunitetin e shoqërinë, më të ndjeshëm, më solidarë, më humanë e më social. Nimetet dhe begatitë e agjërimit me të cilat Zoti xh.sh. i furnizoi besimtarët ishin të mëdha e të shumta. Gjatë një muaji të tërë ishim si asnjëherë tjetër bashkë në adhurime, falje e lutje. Ishim bashkë në syfyre e në iftare, vizituam familjarë, farefis e miq, treguam solidaritet, mbështetje, respekt e dashuri. Shtëpitë, lagjet e xhamitë tona përjetuan në formën më të mirë gjallërinë, të shoqëruar me ibadete me më të dashurit tanë, me miq e farefis”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë me dije se mësimet e këtij muaji besimtaret duhet t`i shoqërojnë edhe në muajit në vazhdim.

Nimetet, mësimet e porositë e muajit të bekuar Ramazan, duhet të na shoqërojnë edhe në muajt e tjerë, e para prej tyre është kujdesi ndaj familjes, ruajtjes së saj, si dhe rritës dhe edukimit të drejtë të saj. Vetëm një familje e shëndoshë dhe e edukuar mirë, është themeli për një komunitet e shoqëri me vlera e parime fisnike. Familja te populli ynë, në vazhdimësi ka qenë institucioni më i vlerësuar e më i çmuar, vlera këto të cilat duhen trasuar e ruajtur me xhelozi edhe te brezat e rinj. Atakimi i vlerave mbi të cilat është ngritur familja te ne, nuk është në të mirën tonë dhe të popullit tonë. Po ashtu, e kemi obligim që ta ruajmë e ta ngremë vendin tonë aty ku e meriton ai”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, ai ka ftuar besimtarët mysliman që në cdo kohë të bëjnë më të mirën për vendin e tyre.

Sipas tij, asnjëherë nuk duhet harruar sakrifica që është bërë për lirinë e vendit.

Ka dashtë Zoti që tash e sa vite vendi ynë është i lirë e i pavarur, mirëpo është obligim yni që vendin tonë ta ndërtojmë e ta bëjmë me perspektivë, një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanë të rriten të sigurt e të marrin edukim e arsimim cilësor, një vend ku sigurojmë vende pune e jetesë të dinjitetshme. Dikur lirinë e vendit e kishim ide e projekt, ndërsa tani falë sakrificës shekullore të popullit , tash e sa kohë shtetin tonë e kemi realitet, por, si qytetarë të këtij vendi, e kemi obligim që ta bëjmë më të mirën për vendin tonë, që ta bëjmë atë të jetueshëm për të gjitha kategoritë e shoqërisë”, është shprehur Tërnava.

I pari i myslimaneve të Kosovës ka ftuar qytetarët e Kosovës që të mos e lëshojnë vendin.

Sipas tij, largimi nga Kosova nuk është zgjidhje.

Braktisja e vendit nuk është zgjidhje e duhur, sidomos nga të rinjtë dhe ekspertët tanë. Jeta në këtë botë nuk e ka qëllim e mision vetëm anën materiale. Dashtë Zoti që vendi ynë, me angazhimin tonë, të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet”, ka vlerësuar Tërnava.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit