19.2 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Fillon afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit, zgjat deri me 29 gusht – KQZ tregon mënyrat se si bëhet

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 28 qershor, ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe se e njëjti afato do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Nga KQZ është bërë e ditur edhe se mënyra për ta ndërruar vendvotimin është përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ; dhe, duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Njoftimi i plotë:

Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor – 29 gusht 2025

Prishtinë, 28 qershor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe 63 ditore (28 qershor – 29 gusht 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

1.           përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose

2.           duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Të ngjashme

Të fundit