Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bëri të ditur se ka nisur shtrimi i asfaltit në urën dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të lumit Ibrit.
“ Vetëm 54 ditë prej kur filluam. Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit”, shkroi në Facebook, Durmishi.
Më 1 korrik është përuruar ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër, njëra që do të jetë vetëm për këmbësor e tjetra për automjete dhe këmbësorë.
Urat janë paralajmëruar të hapen në shtator.