Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ndarë risitë e fundit në programin për subvencione 2023, i vili do të jetë në shpërblim të bujqëve.
Ai thotë se në Programin për Pagesa Direkte ka hyrë edhe subvencionimi i farës së grurit me 614 euro për hektar, ku përfshihet sipërfaqja, plehërimi, nafta dhe kilogrami i grurit.
“Për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha” ka thënë Peci, në prezantimin e programit të tij.
Ky është njoftimi i plotë i ministrit:
🌱Fillimi i mbarë, gjysma e punës!
🗓Planifikim i duhur i kohës!
📝Lehtësim i procedurave në aplikim!
📈Vazhdimësi e rritjes së përkrahjes!
🆕️Përfshirje e kulturave të reja!
🌾Ndër risitë e Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 është subvencionimi i farës së grurit me 614 €/ha, përkrahje kjo e cila përfshinë:
🌾250€ për sipërfaqe;
🌾150€ për plehërimin;
🛢54€ për naftën;
🌾0.04€ për kilogram apo një mesatare prej 160€;
🌰 Gështenja, do t’i bashkohet këtë vit subvencionimit të dru-frutoreve me 504€ për hektarë, përfshirë edhe subvencionimin e naftës. Kjo kulturë është kulturë strategjike, fruti i së cilës është i kërkuar në tregun e jashtëm.
🌻Për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha.
🐥Me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore e njëherit edhe cilësisë, këtë vit kemi paraparë për herë të parë, subvencionimin e zogjve për mish apo broilerëve me 0.20€ për zog.
🌱Nga ky Program eleminohet përshkallëzimi duke bërë që pagesa për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore të subvencionohet me 0.25 euro për copë.
🌱Tek pagesa direkte për bimët mjeksore dhe aromatike, kemi shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënësë me 450€/ha.
📝Lehtësojmë aplikimin në këtë Program duke hequr vërtetimin e deklaratës nën betim tek noteri. Këtë vit do mjaftojë vetëm nënshkrimi i fermerit.
Vazhdojmë me:
🌾Subvencionimit e Grurit – 474€/ha;
🌽 Misrit – 329€/ha;
🥔 Patates – 654€/ha;
🌱Fasules – 654€/ha;
🍎Nga ana tjetër kulturat pemëtarë subvenciohen me 504 euro për hektarë.
🍅Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904€/ha.
🫑Perimet në sipërfaqe të hapur me 554€/ha;
Afër prodhuesve vendorë!
🇽🇰🤝👨🌾