Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, duket se s’do të mund të hyjë në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës do të mbetet jashtë Kuvendit, sipas rinumërimit të deritanishëm të votave.
Ergul Mazrek pritet të bëhet deputet, në vend të Fikrim Damkës, pasi rinumërimi i deritashëm ka nxjerrë se ai në fakt ka 2.511 vota – 15 vota më shumë sesa para rinumërimit.
Mazrek, me numrin 4 në listën e kandidatëve për deputetë nga KDTP, do t’ia zë kështu vendin në Kuvend shefit të tij të partisë, i cili kryesonte listën.
Rinumërimi i deritashëm të votave ka zbuluar manipulimin në numërimin e votave për kandidatë në Qendrat Komunale të Numërimit.






