Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka ndarë pamje nga Times Square i New York-ut ku shfaqet një klip që ka të bëjë me samitin e katërt të Diasporës Shqiptare.
Në këtë video paraqiten edhe figurat historike shqiptare, Ismail Qemali dhe Nënë Tereza.
“Ngjyrat e kuqe dhe të zeza bien në sy kudo – në çdo cep të botës. Por ndoshta askund nuk shkëlqejnë më fort sesa në sheshin më të famshëm në botë: #TimesSquare. Samiti i katërt i #Diasporës Shqiptare merr jetë edhe aty ku rrahin ritmet globale, një dëshmi se identiteti ynë udhëton larg, por mbetet përgjithmonë i fortë. ”, ka shkruar Hoxha në X.






