7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Fifi rrëfen “çelësin” e marrëdhënies së mirë që ka me Adrolën

- Advertisement -

Për të folur për këtë, por edhe për jetën e saj personale në përgjithësi, këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në “Live From Tirana” në TAR, teksa në lidhje me gjënë më të bukur që i ka ndodhur së fundmi, ardhjen në jetë të djalit, ajo u shpreh: “Nuk ma vënë shumë re që të më thonë ‘ti je nënë, duhet të jesh kujdes’. Madje disa herë njerëzit po harrojnë fare që unë jam bërë nënë. Unë kam zgjedhur që të mos e bëj publike që në fillim (të shtatzënisë), e bëra publike 2-3 muaj para se të lindja. Nuk kam dashur ta pompoj shumë si gjë. Plus nuk kam dashur ta shfryrëzoj shumë për marketing pjesën që unë u bëra nënë, nuk më dukej shumë e rrugës që ta përdorja një gjë të tillë.”

Ndërkohë, e pyetur për marrëdhënien me Adisin, që sigurisht rrezaton dashuri dhe shumë emocione, dhe për një dasmë të mundshme në horizont, Fifi u shpreh se ja ka lënë në dorë atij e në fakt po pret propozimin. Ndërsa për raportin me Adrolën, përkundër asaj që shumë persona mund të kenë menduar në fillim, ajo tha se celesinë e marrëdhënies pozitive e kanë gjetur tek djali i saj, Troi:

“Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis. Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij. Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba. Unë kam 8 vjet që jam larg familjes time, dhe shpesh më mungon babi dhe mami. Në këtë rast unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës dujet të jemi njerëzor.”

Kujtojmë se Fifin së fundmi e kemi parë të angazhuar në “DWTS”, ndërsa po ashtu vazhdon suksesshëm karrierën e saj në muzikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit