Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Fifi ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Ato kanë shpenzuar shumë kohë bashkë, kanë ndarë rrëfime e lojëra duke krijuar një lidhje shumë të ngushtë.
Kështu, mbrëmjen e sotme Fifi është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar Monikën. Mes lotësh, të dyja shkëmbyen përqafime dhe fjalë të rënda. Fifi interpretoi edhe këngën “Diell” që r ka shkruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Nuk e kam ndjerë as për gocën time këtë emocione. Më fal Tea! Unë kam fituar një vajzë të dytë. Ti je vajza ime.”- tha Monika.
Nga ana tjetër, Fifi i tha Monikës:
“Ti je njeriu më pozitiv që kam takuar në jetë. Këndova “Diell” sepse atje jashtë na pret dielli. Dhe ti duhet të qeshësh, luash, luftosh jo të rish shtrir si majmun. Sepse je super mega pozitive si njeri.”
Më pas Fifi takoi edhe banorët e tjerë ku shumë emocionues ishte takimi me Donaldin i cili nuk i kurseu lotët.