Fifi ka reaguar pas deklaratave të shumta që Juliana Nura ka bërë pas eliminimit nga “Dancing with the stars”. Juliana është shprehur e zhgënjyer nga juria dhe ndër të tjera ka përmendur edhe Fifin.
“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, hoqe veten sepse nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos njollos punën time, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli. Aty voton një juri profesioniste që ti e fyeve dhe një publik që unë e kam bërë për vete me vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori skenat e tua të cilat ti i di shumë mirë. Po harron që ke nënshkruar kontratë dhe po flet më shumë sesa duhet. Po nxjerr të pavërteta që nuk të takon t’i diskutosh”, shkruan ndër të tjera Fifi.