Getinjo është larguar mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova.
Ai mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia më e famshme në Kosovë pasi theksoi se nuk kishte hyrë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Tutje, artisti vuri në dukje se më shumë pranoi të ishte pjesë e një formati të tillë për ta njohur njerëzit më mirë, jashtë paragjykimeve dhe asaj që kishin menduar për të.
Për largimin e tij nga BBVK ka reaguar së fundmi edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi.
“Ti je bishë vëlla”, ka thënë artistja nga Ferizaj.
E njëjta kishte qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ku kishte kërkuar të largohej në gjysmë të programit për shkak të presionit që ndjente brenda.
Vendimi i Fifit ishte marrë pasi në një nga Prime-t i kishte rënë të fikët dhe pas kësaj pati një debat me opinionisten Balina Bodinaku.