Fifi pas daljes nga “Big Brother VIP” ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin.
Ajo prej disa muaj po e shijon lidhjen e saj me biznesmenin nga Shqipëria, shkruan lajmi.net.
E ajo nuk ngurron që momentet e saj të lumtura t’i ndajë me ndjekësit e saj.

Çifti i ri janë pothuajse të pandashëm dhe nuk mungojnë as postimet dhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Fifi së fundi ka postuar disa imazhe ku shihet përkrah partnerit të saj, ndërsa shihet në përqafim të tij
Kujtojmë, që Fifi aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Gent Fatalin “Pikturë”, teksa ka paralajmëruar se po punon për një projekt të ri muzikor.
