Home Sport FIFA po mendon të japë dritën jeshile për ekipet ruse që të rikthehen të luajnë

FIFA po mendon të japë dritën jeshile për ekipet ruse që të rikthehen të luajnë

0
FIFA po mendon të japë dritën jeshile për ekipet ruse që të rikthehen të luajnë

FIFA po lëviz për të hequr ndalimin e Rusisë nga futbolli ndërkombëtar, pas lëvizjes së UEFA-s për të zbutur qëndrimin e saj për të njëjtën çështje.

Vendimi ka të ngjarë të merret si pjesë e një takimi të Këshillit të FIFA-s, i cili mund t’i japë dritën jeshile skuadrave ruse për të luajtur në Kupat e Botës U-17 nëse kualifikohen.

FIFA dhe Unioni Rus i Futbollit nuk iu përgjigjën kërkesës së Reuters për koment mbi këtë çështje.

UEFA ka vendosur, pas pushtimit rust ë Ukrainës në shkurt 2022, që të gjitha ekipet ruse, kombëtare dhe klube, do të ndalohen të marrin pjesë në eventet e ndryshme futbollistike.

Megjithatë, javën e kaluar, organi qeverisës i futbollit europian vendosi se “fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprime për të cilat të rriturit janë përgjegjës” dhe se ekipet ruse U-17 do të ripranohen në garat e UEFA-s gjatë këtij sezoni.

Shoqata e Futbollit të Ukrainës i kërkoi UEFA-s të rishqyrtojë vendimin e saj dhe tha se nuk do të marrë pjesë në turne që përfshijë ekipe ruse.

Anglia, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka thanë gjithashtu se ekipet e tyre të të rinjve nuk do të luajnë kudnër Rusisë pavarësisht vendimit të UEFA-s.

Exit mobile version