-2.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

FIFA merr vendim për ndeshjen e ndërprerë mes Argjentinës dhe Brazilit

- Advertisement -

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka shpallur vendimet për ndeshjen Brazil-Argjentinë, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2022 në Katar dhe e pezulluar më 5 shtator pas 9 minutash nga autoritetet shëndetësore për shkak të pranisë në fushë të disa lojtarëve nga Premier Liga.

Lojtarët e ligës në fjalë ishin të pranishëm në fushë nga radhët e “Albicelestëve”, edhe pse protokolli shëndetësor në Brazil ndalonte hyrjen e njerëzve që kaluan në Mbretërinë e Bashkuar një javë para sfidës.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s doli në përfundimin se braktisja e ndeshjes ka ardhur si pasojë e mangësive të ndryshme të palëve të përfshira në përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratën zyrtare të FIFA-së.

Federata Braziliane e Futbollit u gjobit për shkelje të rendit dhe sigurisë, ajo argjentinase për mosrespektim të detyrimeve në lidhje me rendin dhe sigurinë, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në ndeshje. Të dy më pas u sanksionuan për largim nga loja, përcjellë KP.

Sfida do të riluhet në një datë dhe vend që do të përcaktohet më vonë nga FIFA. Lojtarët argjentinas Buendia, Emiliano Martinez, Lo Celso dhe Romero u skualifikuan përfundimisht për dy raunde për mosrespektim të protokollit shëndetësor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit