3.7 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

FIFA e bllokon “merkaton” e katër klubeve shqiptare

- Advertisement -

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka vendosur të bllokojë me tre periudha merkaton e transferimeve në hyrje për Vllazninë.

Veç tyre edhe Erzeni, Burreli dhe Shkupi (klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut) janë të bllokuara.

Kjo do të thotë se klubet nuk kanë mundësi të regjistrojnë asnjë emër të ri futbollisti në merkaton e janarit, nëse nuk shlyejnë detyrimet për palët që janë ankuar dhe kështu të mund të zhbllokohen.

Për asnjë nga skuadrat nuk bëhet me dije se cilët lojtarë apo ish-drejtues mund të kenë fituar gjyqet për pagat e padhëna, ndërsa FIFA u ka njohur të drejtën ankuesve dhe ka bllokuar merkaton e klubeve, shkruan oranews.

Shkodranët e mbyllën vitin 2024 me humbjen 2-0 nga Partizani dhe në merkato kanë gjetur akordin me Serjan Repaj dhe Alfred Mensah.

Në fakt Repaj u prezantua nga Vllaznia për tre vitet që vijnë, por fakt është se FIFA u ka bllokuar regjistrimet për lojtarët e rinj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit