FIFA ka zgjedhur trajnerin më të mirë të vitit 2021.
Në garë për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit ishin Pep Guardiola i Manchester City, Thomas Tuchel i Chelsea dhe Roberto Mancini i kombëtares së Italisë.
Njëri fitoi Premier League, njëri Champions League kurse njëri fitoi Euro 2020.
Por, çmimi si trajneri më i mirë i vitit i takoi gjermanit Thomas Tuchel.
Triumfi në Champions League bëri që ai të jetë i pari në këtë garë.