17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Fidan tregoi se Turqia nuk luhatet, i kërkoi qeverisë “shfarosjen e FETO-s”

- Advertisement -

Në video përçohet një mesazh i qartë sa i takon anëtarëve të FETO-s në Shqipëri.

“Shfarosje e mbetjeve të FETO-s”, thotë ministri turk teksa në pamje tregohet fotoja me homologun shqiptar, Igli Hasani.

Ashtu siç Albanian Post ka raportuar gjatë vizitës së Hakan, çështja e Gylenistëve mbetet shqetësim për Turqinë (sidomos ajo e atyre në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH).

Orë më parë, Fidan mbajti një konferencë për mediat me homologun e tij shqiptar, Igli Hasani, ku pas një takimi kokë më kokë prej gati një orësh ato u ndalën në disa pika bisedimesh, mes të cilave u nënvizuan bashkëpunimi mes vendeve, si edhe pastrimi nga organizata FETO, e etiketuar si terroriste nga Turqia.

Kjo e fundit veçanërisht, siç tha edhe Fidan, e shqetëson shumë Turqinë, ndaj edhe i ka kërkuar Shqipërisë për “pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s” në vend.

FETO është një organizatë e përcaktuar nga Turqia si terroriste, e cila drejtohet ideologjikisht nga Fetullah Gulen, armikut të përbetuar të Erdogan, në ekzil prej vitesh në SHBA.

“Kjo çështje na shqetëson shumë në Turqi dhe pamë gjatë takimit se çfarë mund të bëhet më tej”, ravijëzoi Fidan në fjalën e tij.

Historia e vërtetë qëndron në faktin se në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, qëndrojnë pikërisht eksponentë të lodhur me ideologjinë e Gulen.

Nga ana tjetër, u fol gjatë edhe për bashkëpunimin mes vendeve.

Gjatë konferencës, Fidan bëri me dije se brenda vitit 2024, pritet që të zhvillohet këshilli i parë i partneritetit strategjik mes dy vendeve, një platformë e rëndësishme sipas tij për Turqinë dhe Shqipërinë. Këtu, ai shtoi edhe se shpreson që tregtia mes vendeve të arrijë në 2 miliardë dollarë së shpejti.

Teksa, Hasani, duke vlerësuar vizitën e parë të Fidan në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Turqisë, veçoi bashkëpunimin ekonomik mes vendeve.

Ai shtoi se Turqia i është gjetur pranë Shqipërisë në ditët më të vështirë, përfshi edhe pas tërmetit dhe pandemisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit