Në fjalimin e tij, Fidan ka kërkuar që Kosova dhe Turqia duhet bashkarisht të luftojnë këtë organizatë.
“Ne diskutuam gjithashtu edhe çështjen e luftimit të terrorizmit me homologen time të nderuar. Folëm për masat që duhet të ndërmerren ndaj organizatës terroriste FETO. Faktëqësisht prania e FETO-s në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese për neve. Dua t’ju kujtoj që prania e FETO-s është kërcënim edhe për Kosovën. Ne duhet të luftojmë bashkarisht këtë organizatë në mënyrë konkrete” – tha ai.
Ministri turk ishte i qartë se Turqia e përkrah Kosovën, duke theksuar se mbështetja turke “do të vazhdojë gjithmonë”.
“E përkrahim Republikën e Kosovës dhe e konsiderojmë me rëndësi të madhe që ajo të qëndrojë në këmbët e saj…Përfitoj nga rasti të theksoj edhe një herë se mbështetja jonë do të vazhdoj gjithmonë” – tha ai.
Në fjalën e tij, Fidan ka përkrahur procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
“Ne mbështesim përpjeket për të arritur normalizim mes dy vendeve. Procesi i dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm” – tha ai.
Tutje, Fidan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të marrë përgjegjësi në drejtimt të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse vjen një kërkesë nga palët, ne se Turqi nuk do të hezitojmë të marrim përgjegjësi në këtë drejtim” – tha Fidan.
Marrëdhëniet politike në mes Kosovës dhe Turqisë, Fidan i vlerësoi si të “shkëlqyeshme”. Tutje, ai theksoi se Turqia ka dëshirë që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën për bashkëpunim dhe siguri.
“Sigurinë, ekonominë dhe politikën i konsiderojmë tri shtyllat e bashkëpunimit tonë. Dialogu ynë politik tashmë është në një nivel të shkëlqyeshëm. Duke përfituar nga kjo, duke adresuar çështjet tona të sigurisë me një qasje afatgjate, ne tani kemi dëshirë që dialogu ta vendosim në një kuadër institucional. Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit dhe sigurisë në mes Turqisë dhe Kosovës do të jetë hapi i parë i këtij bashkëpunimi” – shtoi ai.
Në këtë konferencë për media, Gërvalla tha se Turqia është mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.
“Kisha kënaqësinë e veçantë që sot mirëprita ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hakan Fidan, një mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, raportet janë të bazuara në miqësi të gjatë dhe bashkëpunim të ngushtë” – tha Gërvalla.