4.8 C
New York
Saturday, February 21, 2026

Buy now

FFK vazhdon programin e edukimit kundër dopingut

- Advertisement -

Programi i edukimit kundër dopingut ka vazhduar edhe gjatë kësaj jave, duke ofruar informacione thelbësore për sportistët dhe stafin teknik lidhur me mbrojtjen e integritetit në sport.

Rrugëtimi i radhës përfshiu qytetet e Ferizajt dhe Gjilanit, ku futbollistët e rinj u njohën nga afër me rregulloret anti-doping, procedurat e kontrollit si dhe rëndësinë e përgjegjësisë personale në karrierën sportive.

Ligjëratat u udhëhoqën nga Berand Tahirbegolli, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës në partneritet me UEFA-n. Gjatë prezantimeve u theksua qartë se çdo shkelje e rregullave cenon jo vetëm rezultatin sportiv, por edhe reputacionin dhe shëndetin e sportistit.

Qëllimi i këtyre takimeve është ndërtimi i një kulture sportive të bazuar në ndershmëri, disiplinë dhe respekt për rregullat e lojës, duke fuqizuar brezat e rinj me njohuri dhe vetëdije të hershme.

Përmes këtij bashkëpunimi po forcohen standardet e edukimit sportiv, duke dërguar mesazhin se suksesi afatgjatë arrihet vetëm përmes lojës së pastër.

Të ngjashme

Të fundit