Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përgëzuar KFF Mitrovica për fitimin e titullit të kampionit në Superligën e femrave dhe për arritjen e titullit të gjashtë në historinë e klubit.
Urimi i plotë i FFK-së:
Urime KFF Mitrovica për titullin e kampionit në Superligën e femrave! 🎉🟢⚫️
Përgëzojmë KFF Mitrovica për fitimin e titullit të kampionit në Superligën e femrave dhe për arritjen e titullit të gjashtë në historinë e klubit.
Ky sukses i madh u vulos pas fitores vendimtare në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj konkurrentit kryesor për titull, KFF Dukagjini, një dëshmi e karakterit, përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollisteve, stafit teknik dhe gjithë klubit.
KFF Mitrovica vazhdon të mbetet një ndër shtyllat e zhvillimit dhe promovimit të futbollit të vajzave në Kosovë, duke e ngritur nivelin e garës dhe frymën e kampionatit çdo sezon.
Urime titulli kampion për KFF Mitrovica, tifozerinë e saj besnike dhe për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Suksese të mëtutjeshme edhe në garat evropiane!