Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka uruar KFF Feronikeli për promovimin në Superligë.
“Futbolli i vajzave në Kosovë po rritet me hapa të sigurt nën kujdesin e FFK-së dhe me mbështetjen e UEFA-s e FIFA-s dhe ju pa dyshim jeni pjesë e këtij rrugëtimi! Urime futbollisteve, stafit, drejtuesve të klubit dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit”, është thënë në urimin e FFK-së.
Urimi i plotë:
🎉 Urime KFF Feronikeli promovimi në Superligë
Fitorja në ndeshjen e barazhit ndaj Llapit (2:1) është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe vullnetit të vashave nga Drenasi për të qenë pjesë e elitës së futbollit tonë. Me këtë sukses, Feronikeli i bashkohet Prishtinës, si anëtare të reja në Superligën e vajzave për edicionin 2025/26.
Ju përgëzojmë për këtë arritje dhe ju urojmë suksese dhe progres të mëtejshëm në edicionin e ri.
Futbolli i vajzave në Kosovë po rritet me hapa të sigurt nën kujdesin e FFK-së dhe me mbështetjen e UEFA-s e FIFA-s dhe ju pa dyshim jeni pjesë e këtij rrugëtimi!
Urime futbollisteve, stafit, drejtuesve të klubit dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit 🎉⚽️🇽🇰