27 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

FFK uron KF Llapi për qëndrimin në Superligë

- Advertisement -

FFK ka uruar skuadrën e KF Llapit për fitoren në ndeshjen e barazhit ndaj KF Vushtrria pas penalltive (4:1), që zyrtarisht e vulosi mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

Urimi i plotë:

Përgëzojmë skuadrën e KF Llapit për fitoren në ndeshjen e barazhit ndaj KF Vushtrria pas penalltive (4:1), që zyrtarisht e vulosi mbetjen në elitën e futbollit kosovar. Pas 120 minutave lojë luftarake nga të dyja skuadrat, në fund llapjanët patën më shumë fat në ekzekutimin e penalltive, duke siguruar qëndrimin në Superligë.

Urime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët, që nuk u dorëzuan asnjëherë dhe treguan karakter në këtë sfidë vendimtare.

Në të njëjtën kohë, vlerësim maksimal për djelmoshat e FC Vushtrria për paraqitjen dinjitoze dhe shpirtin luftarak deri në fund. Shpresojmë që shumë shpejt ky klub historik të rikthehet aty ku e ka vendin, në mesin e më të mirëve, sepse edhe sot u vërtetua se tifozeria vushtrriase i mungon Superligës.

Të ngjashme

Të fundit