15.7 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

FFK uron kapitenin Rrahmani për titullin e kampionit: Frymëzim për brezat e rinj

- Advertisement -

FFK ka uruar kapitenin Rrahmani për titullin e kampionit: Frymëzim për brezat e rinj.

“Urimet më të përzemërta kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, për shpalljen kampion për herë të dytë në Serie A me SSC Napoli”, shkruan FFK.

Urimi i plotë:

Urime titulli i kampionit @Amir_Rrahmani13 🎉

Urimet më të përzemërta kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, për shpalljen kampion për herë të dytë në Serie A me SSC Napoli.

Ky sukses i jashtëzakonshëm merr një domethënie të veçantë, pasi Amir Rrahmani ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit, duke i zhvilluar si titullar të gjitha 38 ndeshjet e këtij edicioni në Serie A, çka flet për stabilitetin, profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të tij.

Arritjet e tilla janë dëshmi e nivelit të futbollistëve tanë dhe burim krenarie për gjithë vendin, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për brezat e rinj të futbollit në Kosovë.

Të përgëzojmë me zemër, Amir! Të urojmë suksese të reja, si me klubin ashtu edhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës në ciklin e ardhshëm kualifikues për Kupën e Botës 2026!

Të priftë e mbara!

Të ngjashme

Të fundit