23 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

FFK ia uron FC Prishtina e Re titullin e kampionit në Ligën e Parë dhe promovimin historik në Superligë!

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që drejtohet nga presidenti Agim Ademi, ka uruar FC Prishtina e Re për titullin e kampionit në Ligën e Parë – Grupi B dhe promovimi historik në Superligë!

“Ky sukses është rezultat i një pune të palodhshme, përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollistëve, stafit teknik dhe gjithë klubit, të cilët me profesionalizëm dhe vizion ndërtuan një ekip të denjë për Superligë”, është thënë në urimin e FFK-së.

Urimi i plotë i FFK-së:

Urime FC Prishtina e Re titulli i kampionit në Ligën e Parë – Grupi B dhe promovimi historik në Superligë! 🔵⚪️🎉

Përgëzojmë FC Prishtina e Re për triumfin në Grupin B të Ligës së Parë dhe për realizimin e ëndrrës – ngjitjen në elitën e futbollit kosovar.

Ky sukses është rezultat i një pune të palodhshme, përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollistëve, stafit teknik dhe gjithë klubit, të cilët me profesionalizëm dhe vizion ndërtuan një ekip të denjë për Superligë.

FC Prishtina e Re, edhe pse një klub i ri, po dëshmon se me punë dhe ide të qarta mund të arrihen gjëra të mëdha.

Tani kryeqyteti po pasurohet me një tjetër klub në elitë, e që sigurisht se do ta rrisë cilësinë, rivalitetin por edhe emocionet.

Urime titulli kampion FC Prishtina e Re dhe gjithë tifozëve që besuan në këtë projekt.

Suksese në Superligë!

Të ngjashme

Të fundit