FFK thirrje tifozëve: Bëhuni zëri i historisë

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës u ka bërë thirrje tifozëve që të krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme në ndeshjen vendimtare të Kosovës.

Kosova sonte sfidon Turqinë në ‘Fadil Vokrri’ në finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Përmes një mesazhi motivues, FFK thekson se kjo përballje përfaqëson një moment të rrallë historik, duke i ftuar tifozët që të jenë aktivë dhe të mbështesin maksimalisht ekipin kombëtar.

“Ka momente në histori që nuk përsëriten. Sonte është një i tillë. Nuk është mbrëmje për të qëndruar ulur dhe për ta parë ndeshjen si spektatorë të qetë. Sot secili prej nesh duhet të jetë në këmbë, me zërin në maksimum dhe zemrën që rreh për një emër: Kosovë. Jemi vetëm një hap larg Botërorit – një ëndërr që tashmë është më afër se kurrë. Kur historia troket në derë, nuk hapet me heshtje, por me zhurmë, pasion dhe shpirt. Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ duhet të shndërrohet në një arenë ku edhe kundërshtari ndjen peshën e një kombi të tërë. Mos e ndalni këngën kur topi është në zotërim të ekipit tonë, dhe mos e ndaloni atmosferën kur topi është tek kundërshtari. Energjia nga tribuna nuk është vetëm atmosferë – është presion, motivim dhe avantazh për Dardanët”, thuhet në njoftimin e FFK-së

Të ngjashme

Të fundit