17.9 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

FFK: Sot, futbolli kosovar dhe mbarë vendi ynë u nderuan me vizitën e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino

- Advertisement -

Sot Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është nderuar me Medalje Nderi në Kosovë nga presidentja, Vjosa Osmani.

Në lidhje me këtë, FFK ka dal me një komunikatë duke thënë se Kosova u nderua sot me vizitën e Infantinos.

Komunikata e plotë:
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nderohet me Medaljen e Nderit 🇽🇰🏅
Sot, futbolli kosovar dhe mbarë vendi ynë u nderuan me vizitën e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili u dekorua me Medaljen e Nderit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në ceremoninë solemne, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, ambasadorë, futbollistët e Kombëtares, legjendat e futbollit kosovar , gjenerata e sakrificës, drejtues të klubeve dhe mysafirë të shumtë, presidenti Infantino shprehu mirënjohjen e tij të thellë për këtë nder dhe emocionin që e ndien sa herë që viziton Kosovën.
“Është nder dhe kënaqësi e madhe të jem këtu, në shtëpinë time – në Kosovë. Kjo medalje është një vlerësim që ia dedikoj mikut tim të madh, Fadil Vokrrit dhe të gjithë popullit të Kosovës”, u shpreh presidenti Infantino, duke theksuar se “sot Prishtina është kryeqyteti i botës”.
Ai tutje theksoi se është e rëndësishme që Kosova të investojë në futboll. “Besoni në këta djem, besoni në fëmijët tuaj, në të ardhmen tuaj dhe në futboll sepse magjia e futbollit është unike”.
Paraprakisht në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së i dëshiroj mirëseardhje presidentit Infantino dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që FIFA ka dhënë për zhvillimin e futbollit kosovar, duke theksuar se vizita e tij është një tjetër dëshmi e miqësisë dhe përkushtimit ndaj futbollit të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit