15.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

FFK: Prishtina e organizoi keq ndeshjen, Batatina me një “mal” shkeljesh

- Advertisement -

Komisioni i Garave në Albi Mall Superligën e Kosovës, ka inicuar masa disiplinore ndaj akterëve që nuk u sollën konform rregullave të FFK-së, në xhiron e katërt.

Në fokus është ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e fituar nga vendasit me rezultat 3-2.

Sipas FFK-së, nikoqiri bërii lëshim në organizim.

“Gjatë gjithë ndeshjes lejohen disa persona të qëndrojnë prapa bankinës mysafire të cilët ofendojnë dhe pengojnë në kryerjen e detyrës kreytrajnerin e ekipit mysafir. Në min 3 dhe 65 shikuesit vendas “Plisat“, hedhin mjete piroteknike brenda rrethojave të fushës. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Prishtina -Llapi”, thuhet në vendimin e komisionit të garave.

Por sipas këtij organi të FFK-së edhe më të shumta janë shkeljet e klubit mysafir, duke nisur nga veprimet e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës.

“Pas përfundimit të ndeshjes është vërsulur disa herë në drejtimin të gjyqtarit kryesor dhe të kolegëve të tij në mesin e fushës, duke përdorur gjuhë vulgare ofenduese dhe kërcënuese, pastaj duke shkuar në drejtim të bankinës bie në provokimin e shikuesve të cilëve ju tregon gishtin e mesit të dorës, i fyen shikuesit e pranishëm duke provokuar një eskalim të mundshëm të masës.
Për këto sjellje jo sportive dhe vullgare ndëshkohet me karton të kuq direkt. I njëjti pas ndëshkimit ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin kryesor por falë intervenimit të policisë është evituar sulmi. Po ashtu edhe në tunelin e stadiumit dukshëm i frustruar ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin por sërish është penguar nga policia. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Genc Nuza dhe xhirimit televiziv”.

Poashtu përmendet edhe ekonomi i KF Llapit, Besart Hoti, i cili thuhet se pas përfundimit të pjesës së parë tka kaluar rrethojat e stadiumit dhe është futur në fushën e lojës, në drejtim të gjyqtarëve ofendon dhe kërcënon, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes, raporton Klankosova.tv.

KF Llapi, sipas KG të FFK-së, bëri shkelje edhe pas ballafaqimit të skuadrave.

“Pas përfundimit të ndeshjes lëshon komunikatë për media, përmes së cilës akuzon gjyqtarin kryesor Genc Nuza, e ofendon dhe kërcënon të njëjtin se nuk do t’i ofrojnë siguri nëse delegohet në ndeshjet kur KF “Llapi“ i zhvillon ndeshjet në Podujevë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë inicime disiplinore janë ngritur edhe ndaj disa skuadrave të tjera, në duelet që u zhvilluan në fundjavë.

Ato janë:

“Ndaj: KF” Feronikeli 74“. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes Feronikeli – Dukagjini. Prej fillimit të ndeshjes tifo grupi vendas “Tigrat e zi”, në tribuna ndezin mjete piroteknike disa nga të cilat i hedhin në fushën e lojës. Kulmin e arritin në min 28 të ndeshjes ku hidhet një shishe qelqi në fushë, një copë nga e cila godet portierin vendas dhe e lëndon me këtë rast ju dha ndihma mjekësore nga stafi ekipit. Përfaqësuesit zyrtar të KF “Feronikeli 74” bashkë me disa zyrtar shkojnë për t’i qetësuar tifozët mirëpo hasin në rezistencë, fillojnë verbalisht e pastaj edhe konfrontimet fizike ku dy – tre simpatizues tentojnë t’i kalojnë rrethojat dhe të futen në fushë. Si pasojë e gjithë kësaj gjyqtari kërkon zbrazjen e tribunës për çka ndeshja ndërpritet për 12 minuta. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Feronikeli 74 – Dukagjini”

“Ndaj: Trajnerit të portierëve të KF “Feronikeli 74”, Avni Hasani. Motivi: Në min 28 pas konfrontimit verbal dhe fizik me tifo grupin “Tigrat e zi” ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74-Dukagjini”

Ndaj: Lojtarit të SC “Gjilani“, Oltion Bilalli nr fanelle 7. Pas përfundimit të ndeshjes Suhareka 23 – Gjilani i pakënaqur me rezultat ka shkelmuar dhe dëmtuar derën e zhveshtores. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit të kamerave të sigurisë së stadiumit në ndeshjen Suhareka 23 – Gjilani”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit