Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.
Në këtë letër, FIFA e ka përgëzuar Agim Ademin për rizgjedhjen e tij në postin e presidentit të FFK-së, duke vlerësuar vizionin, lidershipin dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit në Kosovë.
Po ashtu, FIFA ka riafirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar ndërtimin e një marrëdhënieje të fortë dhe bashkëpunuese me FFK-në, me synim promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit në të gjitha nivelet në Kosovë. ⚽🇽🇰
Urimi i plotë:
✍️📜 Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.
🙌⚽️ Përmes kësaj letre, FIFA përgëzon Agim Ademin për rizgjedhjen e tij si president i FFK-së, duke vlerësuar lart vizionin dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e lojës së futbollit.
📈🤝 FIFA shpreh gatishmërinë e plotë për të vazhduar ndërtimin e një marrëdhënieje të fortë dhe bashkëpunuese , me synimin e përbashkët për të promovuar dhe zhvilluar futbollin në të gjithë Kosovën.







