20.4 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

FFK përmbyll me sukses ciklin e takimeve me regjionet për prezantimin e formateve të lojës për grupmoshat U7–U15

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka përmbyllur me sukses ciklin e takimeve me të gjitha regjionet e vendit, në kuadër të Strategjisë për Zhvillimin e Futbollit të të Rinjve dhe prezantimit të dokumentit strategjik “Formatet e lojës për grupmoshat U7–U15” (Game formats/Players pathway).

Takimet janë zhvilluar nga data 28 korrik deri më 1 gusht 2025, duke përfshirë të gjitha regjionet: Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë. Në këto takime morën pjesë udhëheqës të klubeve, trajnerë të kategorive të reja, si dhe përfaqësues të strukturave komunale të sportit.

Takimet u karakterizuan me pjesëmarrje të gjerë dhe diskutime të frytshme rreth përmbajtjes së dokumentit të ri, i cili përcakton qasjen moderne të zhvillimit të fëmijëve në futboll, në përputhje me praktikat më të mira evropiane.

Qëllimi kryesor i prezantimeve ishte informimi dhe përgatitja e komunitetit të futbollit për fillimin e zbatimit të formateve të reja të lojës nga sezoni i ardhshëm, si dhe krijimi i një kuadri të bashkërenduar për rritjen e cilësisë së edukimit sportiv në moshat e reja.

Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së standardeve të edukimit në futbollin e të rinjve në Kosovë, me qëllim që çdo fëmijë të ketë mundësi të rritet në një mjedis të shëndetshëm, të organizuar dhe të orientuar drejt zhvillimit të potencialit të plotë sportiv.

Të ngjashme

Të fundit