-9 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

FFK organizon turneun tradicional “Pushka e Parë e Lirisë”

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar turneun tradicional “Pushka e Parë e Lirisë”, në nderim të dëshmorëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se ky turne është një kujtesë e përhershme e sakrificës për liri dhe një mesazh i fuqishëm atdhedashurie për brezat që vijnë.

Turneu “Pushka e Parë e Lirisë” vazhdon të mbetet një ngjarje me rëndësi të veçantë historike dhe simbolike, duke nderuar figurat që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me respekt të thellë, Federata e Futbollit e Kosovës organizoi turneun tradicional “Pushka e Parë e Lirisë”, në nderim të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Ky turne është kujtesë e përhershme e sakrificës për liri dhe mesazh atdhedashurie për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! 🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit