28.9 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

FFK organizon kursin e radhës për Licencën C për trajnerë

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës C (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësim-nxënies Edubreak.

Kursi do të mbahet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku nga e hëna deri të premten do të zhvillohen ligjëratat dhe stërvitjet.

Pjesëmarrja e plotë është obligative, ndërsa nuk do të ketë nevojë për akomodim dhe fjetje.

Numri maksimal i pjesëmarrësve për këtë kurs është 24, ndërsa pagesa e kursit për person është 350 €.

Kursi do të fillojë më 04.08.2025.

Kriteret për Licencën C të FFK-së janë:

• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuar

• Dy fotografi (me përmasat e pasaportës)

• Certifikatë shëndetësore (jo më e vjetër se gjashtë muaj)

• Dëshmi që ai/ajo nuk është i/e dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale

• Dëshmi mbi edukimin (diplomë e shkollës së mesme, së paku)

• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjeç

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online deri më 31.07.2025, në adresën: [email protected]

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që nuk janë skanuar mirë nuk do të merren parasysh

Të ngjashme

Të fundit