25 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

FFK : Naid Bytyqi la gjurmë në historinë e klubit dhe sportit gjakovar

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ka shprehur ngushëllime familjes Bytyqi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit  Naid Bytyqi

Në telegramin vlerësohet kontributi i Naidit si futbollist i gjeneratës së artë të viteve ’80 të KF Gjakova

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Naid Bytyqi. Në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Naidi ishte futbollist i gjeneratës së artë të viteve ’80 të KF Gjakova, e që mbrojti me krenari ngjyrat e këtij klubi, duke lënë gjurmë në historinë e klubit dhe sportit gjakovar. Me disiplinën, përkushtimin dhe pasionin e tij për futbollin, ai mbetet shembull frymëzimi për shumë gjenerata të reja. Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe me të gjithë ata që e njohën nga afër, duke kujtuar figurën e tij si sportist, bashkëpunëtor dhe njeri me vlera të larta”, thuhet në telegram.

Të ngjashme

Të fundit