27.5 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

FFK mban takim me regjionet e Kosovës për formatet e reja të lojës për grupmoshat U7–U15

- Advertisement -

Sot në selinë e FFK-së është zhvilluar një takim i rëndësishëm me përfaqësuesit e shtatë regjioneve të vendit, ku është diskutuar dhe shpalosur programi për ndryshimet që pritet të ndodhin në formatin e lojës për grupmoshat U7 deri në U15.

Strategjia e re parasheh format të ri të garave, në mënyrë që fëmijët t’i zhvillojnë aktivitetet në përputhje me moshën e tyre, duke anashkaluar presionin fizik dhe psikik te moshat e reja.

Në prani të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Markus Weidner, dhe përfaqësuesve të regjioneve, drejtoresha për edukim, Sanije Krasniqi, ka prezantuar këtë strategji me ndryshimet të cilat janë planifikuar dhe që janë në të mirë të gjeneratave të reja.

Krasniqi tregoi se synimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i lojtarëve për të ardhmen, që ata të rriten si futbollistë me më shumë prekje topi, lëvizje të shpeshta dhe me një fushë loje që i përshtatet moshës së tyre.

“Sot kishim një takim të rëndësishëm ku është shpalosur programi se si do të ndryshojmë dhe do të mundohemi bashkërisht të fillojmë një sistem të ri të garave prej moshës U7 deri U15 –nga mënyra e zhvillimit të lojërave, formati, madhësia e fushës, numri i lojtarëve etj. Disa regjione veç kanë filluar të aplikojnë këto ndryshime në disa turne dhe liga më të vogla”, shtoi Krasniqi.

Nga ana tjetër, Ali Peshteri, komesar i Ligës Rajonale të Futbollit në Pejë, theksoi vlerën e këtij ndryshimi:

“Mendoj se në të ardhmen do të ketë sukses për shkak të inovacioneve të reja dhe mundësive që më shumë fëmijë të marrin pjesë në gara, ku fokusi nuk do të jetë në rezultat, por në cilësi –në zhvillimin e lojës, aspektin taktik dhe gjithçka tjetër. Mendoj se kjo do të sjellë përparësi të mëdha psikologjike për fëmijët”, theksoi Peshteri.

Në ditët në vijim, kjo strategji do të prezantohet edhe nëpër regjione, te udhëheqësit e tyre, trajnerët dhe prindërit, të cilët po ashtu do të jenë të involvuar.

Të ngjashme

Të fundit