4.6 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

FFK: Mbahet trajnimi për gjithë stafin e përfshirë në futbollin bazik me ekspertë të FIFA-s

- Advertisement -

Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës është mbajtur trajnimi zyrtar për gjithë stafin e përfshirë në futbollin amator. Ky aktivitet kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit, administratorëve dhe personelit teknik, duke u fokusuar në standardet moderne të zhvillimit të futbollit amator dhe menaxhimin e aktiviteteve në nivel bazik.

Gjatë trajnimit u prezantuan udhëzimet dhe praktikat më të fundit të rekomanduara nga FIFA, të cilat synojnë krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, të organizuar dhe të qëndrueshëm për futbollin amator në vend.

Futbolli amator i udhëhequr nga FIFA i referohet të gjitha aktiviteteve të futbollit që zhvillohen për qëllime rekreative, komunitare dhe zhvillimore, pa kontrata profesionale dhe pa përfshirje financiare të nivelit të lartë. Ai përfshin futbollistë, trajnerë, klube dhe liga që funksionojnë në mënyrë vullnetare ose gjysmë-profesionale dhe ka për qëllim promovimin e pjesëmarrjes masive, edukimit sportiv dhe zhvillimit të talentëve në moshë të re.

Vladimir Luptar, menaxher i Grassroots në UEFA, tha se FFK ka zbatuar me përpikëri planin dhe programet Grassroots, ndërsa tashmë për katër vitet e ardhshme janë përcaktuar të gjitha objektivat dhe afatet për zbatimin e planit të ri, i cili synon rritjen e pjesëmarrjes dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit bazik.

Ndërsa Tomas Danilevicius, specialist i futbollit amator në FIFA, theksoi se rritja dhe zhvillimi në Kosovë janë në rrugën e duhur, por se nevojitet ende shumë punë në përmirësimin e infrastrukturës.

Trajnimi do të vazhdojë nesër me të gjithë bashkëpunëtorët e jashtëm, lidhjet rajonale dhe trajnerët e përfshirë në programin Grassroots.

Të ngjashme

Të fundit