18.9 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

FFK: Licenca UEFA Pro po vjen!

- Advertisement -

Pas përfundimit me sukses të cikleve të edukimit për Licencat UEFA C, B dhe A, Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar përgatitjet për organizimin e kursit më të lartë të trajnerëve, UEFA Pro Licence.

Në këtë drejtim, Departamenti Teknik i FFK-së zhvilloi një takim pune në kuadër të projektit “Build-up of FFK Pro Licence”, që po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me instruktorin e UEFA-s, Frank Wormuth.

Takimi u fokusua në ndërtimin e strukturës së kursit, përmbajtjen e moduleve teorike dhe praktike, si dhe në përcaktimin e standardeve që do të ndiqen gjatë zhvillimit të programit.

Ky proces paraqet një hap të rëndësishëm për avancimin e edukimit të trajnerëve në Kosovë, duke siguruar përputhje të plotë me kërkesat dhe kriteret e UEFA-s.

Kursi i Licencës UEFA Pro pritet të fillojë në vitin 2026 dhe do të ofrojë mundësi për trajnerët kosovarë të arrijnë nivelin më të lartë të kualifikimit profesional në futbollin evropian.

Të ngjashme

Të fundit