![FFK ka një njoftim të rëndësishëm për klubet e futbollit të femrave FFK ka një njoftim të rëndësishëm për klubet e futbollit të femrave](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/07/IMG_4357.jpeg)
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar klubet e futbollit të femrave që janë të ineresauar për regjistrim dhe pjesëmarrje në gara.
FFK ka treguar për kriterët që duhet të plotësojnë këto klube për pjesëmarrje në garat e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligën u17.
Njoftimi i plotë:
Kriteret për regjistrimin e klubeve të reja si dhe përditësimi i të dhënave të klubeve ekzistuese në konkurrencën e vajzave/grave në Superligë, Ligën e Parë dhe Ligën U17 si dhe afati i regjistrimit:
Plotësimi i Pyetësorit dhe kërkesës për regjistrim për Klube (mund ta shkarkoni në linkun e paraqitur në fund të këtij njoftimi).
Duhet të plotësohet nga klubet ekzistuese si dhe klubet e reja (e nënshkruar dhe e vulosur)
Kriteri ligjor
- Vendimi i regjistrimit të klubit nga Drejtoria Komunale për Sport
- Statusi i Klubit – (OJQ, SHPK, Privat dhe Numri Fiskal)
- Statuti i Klubit
- Procesverbali i Kuvendit zgjedhor
Kriteri për personel dhe administratë
- Lista e kryesisë së klubit dhe kontaktet (këto të dhëna mund t’i plotësoni në Pyetësorin për Klube, të cilin mund ta shkarkoni në linkun e paraqitur në fund të këtij njoftimi).
- Lista e lojtareve e vulosur me vulë të klubit (emri, mbiemri, data e lindjes, kontakti si dhe çertifikata e lindjes)
- Licenca e trajnerit e përditësuar (kopje)
Kriteri për infrastrukturë
- Dokument i Stadiumit (stadiumi vetanak dhe alternativ ose kontrata për shfrytëzimin e stadiumit gjatë Kampionatit 2023/24)
Kriteri për regjistrim të lojtareve
- Regjistrimi i lojtareve në sistemin digjital në FIFA connect dhe TMS.
- Afati kalimtar apo regjistrimi duhet të bëhet deri me datë 01/09/2023 (regjistrimet e lojtareve amatore miratohen vetem nga Lidhjet Rajonale përkatëse.)
- Të drejtën e regjistrimit në Ligën U17 për sezonin futbollistik 2023/24 kanë lojtaret e lindura me 01/01/2007 e më e re.
Kampionati 2023/24 pë të gjitha ligat – Superligë, Liga e Parë dhe Liga U17 do të fillojë me datë 26/27.08.2023
Afati për regjistrimin e klubeve është deri më 04/08/2023.