16.5 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 35-të të Superligës

- Advertisement -

 

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve.

Kampioni i ri i Kosovës, Drita do të luaj kundër rivalit lokal. Gjilanit.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Genc Nuza.

Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Dukagjinit dhe Ferizajit.

Gjyqtari Alban Shala do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Ballkani do të jetë nikoqire e Llapi.

Valon Bajgora do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Drejtësin në ndeshjen mes Malishevës dhe Suharekës, do ta ndajë gjyqtari Lirim Jashari.

Ndërsa ndeshja tjetër e kësaj jave do të zhvillohet midis Feronikelit ’74 dhe Prishtinës.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Mentor Ajeti.

Të gjithë ndeshjet e javës së 35-të, zhvillohen ditën e shtune, më fillim nga ora 16:00.

Të ngjashme

Të fundit