16.9 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 28-të të Superligës

- Advertisement -

Nga e premtja deri të dielën zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve.

Java nis me ndeshjen Dukagjini – Ballkani, e cila zhvillohet të premten në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, nga ora 15:00.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Dardan Çaka.

Të premten zhvillohet edhe ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Ferizajit.

Gramos Shala do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Të shtunen, Suhareka do të jetë nikoqire e Prishtinës.

Gjyqtari Egzon Dakaj do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Të dielen luhen dy ndeshjet e tjera.

Drejtësin në ndeshjen Gjilani – Llapi do ta ndajë gjyqtari Visar Kastrati.

Ndërsa ndeshja tjetër e kësaj dite zhvillohet midis Malishevës dhe Dritës.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Burim Jahmurataj.

 

Të ngjashme

Të fundit