Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që kanë siguruar bileta për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:00, ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, që t’i kenë parasysh disa udhëzime të rëndësishme për qasje dhe pjesëmarrje të sigurt në stadium.

Hapja e dyerve: nga ora 18:00

Të gjitha hyrjet e stadiumit do të jenë në dispozicion

Për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, në të gjitha hyrjet do të kryhen kontrolle standarde nga stafi i sigurimit. Kjo bëhet për të shmangur futjen e gjësendeve të ndaluara apo të rrezikshme brenda stadiumit.

Gjësende të ndaluara në stadium janë:

Mjete piroteknike; Fishekzjarrë, Flakadanë (flares), Tymuese, Bombola me gaz.

Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

Armë dhe mjete të rrezikshme; Thika, shkopinj, armë zjarri

Objekte të forta që mund të përdoren si armë.

Çadra të mëdha (ombrella të forta), karrige portative, çanta të mëdha ose valixhe, objekte që pengojnë pamjen ose sjellin rrezik.

Banderola me përmbajtje ofenduese, raciste apo politike; Flamuj me përmasa të mëdha ose me simbole të ndaluara; Dronë ose pajisje ajrore; Pajisje për regjistrim profesional (pa leje); Kamera profesionale; Pajisje transmetimi pa autorizim; Instrumente zhurmuese; Boritë (tifozësh), megafonë; Tromba, daulle (pa leje speciale nga organizatorët)

Ushqime dhe pije të sjella nga jashtë, veçanërisht nëse janë në shishe qelqi ose kanaçe metali.

Laser pointer, pasi përdorimi i tyre mund të ndikojë tek lojtarët dhe gjyqtarët.

Kafshë – Përjashtuar qentë udhëzues për personat me nevoja të veçanta.

FFK kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit që të respektojnë këto rregulla për të ndihmuar në një organizim sa më të sigurt dhe dinjitoz të finales së Kupës së Kosovës, por edhe ndihmojnë në qasjen e tyre më të lehtë në stadium.