16.4 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

FFK hap dyert për talentët nga Lugina, Kosova U15 zhvilloi miqësore me regjionin e Luginës

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës U15 e ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me futbollistë nga regjioni i Luginës, përkatësisht nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Kjo ndeshje u organizua si pjesë e një projekti të nisur nga Federata e Futbollit të Kosovës, me qëllim që t’u jepet mundësia futbollistëve të rinj shqiptarë nga këto treva që të tregojnë talentin e tyre.

Kjo iniciativë synon të zbulojë talentet në trevat shqipfolëse që jetojnë matanë kufirit, duke iu hapur rrugë që ata të jenë pjesë e kombëtares dardane në të ardhmen.

Ndeshja më shumë shërbeu si një formë vëzhgimi për stafin teknik, i cili do të ndjekë nga afër formën e këtyre talenteve.

Përzgjedhësi i Kosovës U15, Ilir Nallbani, tha se kjo është mënyra më e mirë për të krijuar mundësi që Kosova të ketë sa më shumë alternativa në përzgjedhjen e futbollistëve, derisa trajneri i regjionit të Luginës, Jeton Rexhepi u shpreh i lumtur për këtë bashkëpunim, për të cilin tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Edhe futbollistët nga Lugina u shprehën mirënjohës për këtë mundësi, derisa nuk e fshehën dëshirën që në të ardhmen të veshin fanellën dardane.

Ky është vetëm fillimi i këtij projekti të FFK-së, i cili pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve të tjera të ngjashme dhe bashkëpunime me shqiptarët kudo që janë

Të ngjashme

Të fundit