Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen e madhe mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë.
Dardanët dhe turqit do të ndeshen në ‘Fadil Vokrri’, në finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja jonë do të zbres në stadiumin ikonik ‘Fadil Vokrri’ me një mision të qartë: fitoren që i dërgon për herë të parë në një Botëror.
Federata e Futbollit të Kosovës, para pak minutash përmes një njoftimi, ka konfirmuar se gjithçka është gati për duelin me historik ndaj Turqisë.
“Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë. Sonte luhet për ëndrrën!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja Kosovë-Turqi fillon në orën 20:45.






