FFK: Epopeja e UÇK-së, amanet i përjetshëm dhe udhërrëfyes për brezat

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka përkujtuar Epopeja e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një amanet të përjetshëm dhe një udhërrëfyes për brezat e rinj.

Në një mesazh përkujtimor, FFK thekson se në këto ditë kujtese përulemi me respektin më të lartë para sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, duke vlerësuar se heroizmi i tyre mbetet vula e përjetshme e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Sipas FFK-së, Epopeja e UÇK-së nuk është vetëm një ngjarje historike, por themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës. Ky amanet, theksohet më tej, obligon të gjithë që çdo ditë të shërbejnë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

“Si komunitet i futbollit, e kemi për detyrë që vlerat e sakrificës, unitetit dhe lavdisë së luftës çlirimtare t’i kultivojmë te brezat e rinj, duke i edukuar ata me atdhedashuri dhe respekt për historinë tonë të lavdishme”, thuhet në reagim.
Po ashtu bëhet e ditur se tash e 17 vjet, FFK organizon turneun tradicional të futsallit “Adem Jashari”, si kontribut për të mbajtur gjallë kujtesën e atyre ditëve që ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.
Në fund të mesazhit, FFK shpreh nderimin për Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit.
“Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, thuhet në mesazhin e FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit