15.6 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

FFK e refuzon kërkesën e Prishtinës për fitore në tavolinë ndaj Gjilanit

- Advertisement -

Komisioni i Garave i FFK-së i ka regjistruar të gjitha ndeshjet e xhiros ë 34-të të Superligës me rezultatet e arritura në fushë, përfshirë ndeshjen Prishtina – Gjilani (1:2).

Bardhekaltërit kishin kërkuar fitore në tavolinë, 3:0, me arsyen se Gjilani e ka aktivizuar Armend Thaqin, i cili dy xhiro më herët ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Sipas Prishtinës, Thaqi ishte suspenduar me dy ndeshje moslojë, ndërsa ai nuk e ka luajtur veç një ndeshje, kështu ai do të duhej të mungonte edhe në xhiron e 34-të, sipas Regullores së Garave për edicionin 2024/25.

Sipas klubit bardhekaltër, askund s’ka pasur njoftim nëse Thaqit i është zbutur dënimi nga dy në një ndeshje moslojë, e këtë nuk e dinte as delegati i ndeshjes Prishtina-Gjilani.

Në njoftimin e Komisionit të Garave të FFK-së nuk përmendet fare ankesa e Prishtinës dhe ndeshja e saj me Gjilanin.

Të ngjashme

Të fundit