Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe presidenti i saj, Agim Ademi, kanë uruar FC Drita pët titullin e kampionit në AlbiMall Superligë.
“Titulli i katërt në historinë e këtij klubi vjen pas një pritjeje pesëvjeçare, teksa sigurimi i tij katër javë para përfundimit të kampionatit ishte dëshmi e qartë e dominimit dhe forcës së kësaj skuadre gjatë gjithë edicionit, prandaj edhe festa e sotme është plotësisht e merituar”, është thënë në urimin e FFK-së, i cili është shpërndarë në Facebook edhe nga presidenti Ademi.
Urimi i plotë:
🎉 Urime FC Drita titulli i kampionit në AlbiMall Superligë 🏆🔵
Urime të përzemërta për FC Drita për fitimin e titullit kampion në elitën e futbollit kosovar!
Një sezon i jashtëzakonshëm, i mbushur me përkushtim, sfida por edhe pasion, që kulmoi me trofeun e merituar.
Përgëzime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit, tifozët ‘Intelektualët’, si dhe për të gjithë ata që qëndruan pranë skuadrës në çdo hap – nga betejat e vështira deri te fitoret vendimtare.
Titulli i katërt në historinë e këtij klubi vjen pas një pritjeje pesëvjeçare, teksa sigurimi i tij katër javë para përfundimit të kampionatit ishte dëshmi e qartë e dominimit dhe forcës së kësaj skuadre gjatë gjithë edicionit, prandaj edhe festa e sotme është plotësisht e merituar.
Urojmë që FC Drita si kampione, por edhe FC Ballkani, FC Malisheva dhe FC Prishtina të kenë prezantim dinjitoz në Evropë dhe t’i dëshmojnë vlerat e futbollit tonë në garat evropiane. 🇽🇰⚽
Urime e ju priftë e mbara!